image Shqipëria po e mposhtë koronavirusin, ja kur pritet të filloj të luhet përsëri futboll

Futboll

Futboll/ Shqipëria po e mposhtë koronavirusin, ja kur pritet të filloj të luhet përsëri futboll

news image

Në Shqipëri dita e ditës gjendja me koronavirus po përmirësohet.

Duke e parë këtë, FSHF po planifikon që në fund të muajit maj të rifilloj kampionati i futbollit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një prononcim ‘ABC News’, Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi bëri me dije se kampionati shqiptar i futbollit mund të rinisë në fund të muajit maj.

‘Deri në këto momente situata nuk është e favorshme. Siç e dimë të gjithë, situata do të përmirësohet. Urojmë nga fundi i muajit maj të rifillojë kampionati kombëtar nga Superiorja deri te moshat. Do të presim dhe dritën jeshile nga shteti, të marrim atë “OK” e shumëpritur’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/