Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, ka shkruar Xhaçka. /Gazeta Sinjali/