Kryeministri i Shqipërisē, Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai bën me dije se aeroplani i ‘Air Albania’ me emrin ‘Lasgushi’ ndodhet në Stamboll, ku po merr mjetet mbrojtëse.
Pak ditë më parë Rama kontaktoi dhe me presidentin e Turqisë Erdogan, ndërsa ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje.
‘Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë’, shkruan Rama.