image Shqipëria me projektligj të ri për reduktimin e parasë cash

Rajon

Rajoni/ Shqipëria me projektligj të ri për reduktimin e parasë cash

news image

Projektligji i ri për pagesat në Shqipëri, synon reduktimin e qarkullimit cash të parasë përmes shërbimeve inovative të pagesave, që ulin kostot dhe rrisin transparencën.

Projektligji i përgatitur nga Banka e Shqipërisë, synon të përmirësojë shërbimet e pagesave në vendin tonë. Projektligji është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe fokus i tij është aspekti rregullativ për shërbimet e pagesave, duke nxitur gjithnjë e më shumë transaksionet me karta krediti, pagesa nga telefoni etj.

Në Shqipëri, ka ende një nivel të lartë të përdorimit të parasë cash. Kjo reflektohet në përqindjen e ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që kanë llogari bankare.

Banka e Shqipërisë pret që në terma konkretë, ky projektligj të nxisë ndjeshëm konkurrencën në treg dhe të promovojë shërbime inovative, mbështetur gjithashtu edhe në një regjim të kujdesshëm nga pikëpamja e mbrojtjes së konsumatorit.

Projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin shqiptar (përfshirë zonat rurale)./Gazeta Sinjali/