Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me fitore ciklin për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke mposhtur në shtëpi Andorrën.
Pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen, rezultati përfundimtar doli të jetë 1-0.
Shqipëria shumë lehtë mund të kishte shënuar ndoshta më shumë se katër ose pesë gola, në rast që do t’i konkretizonin rastet.
Ndërkohë, golin e vetëm e shënoi Endri Çekiçi nga pika e bardhë (74′), pas një faulli të shkaktuar brenda zonës së rrezikshme te Mryto Uzuni.
Kështu, Shqipëria e mbyll këtë cikël në grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që arrin play-off, derisa Andorra u rendit e parafundit me gjashtë sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/