Është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021 në Rotterdam të Holandës.
Plot 17 shtete garuan me përfaqësuesit e tyre, teksa në fund vetëm 10 ia dolën të kualifikoheshin për në finalen e madhe.
Në mesin e tyre ishte edhe Shqipëria, e cila në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit u përfaqësua denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Ajo këndoi e 11-ta me radhë, duke bërë një interpretim të shkëlqyer të këngës në gjuhën shqipe.
Përndryshe, kjo është lista e plotë e shteteve të kualifikuara nga nata e dytë gjysmëfinale për në finalen e Eurovision 2021:
-Shqipëria
-Serbia
-Bullgaria
-Moldavia
-Portugalia
-Islanda
-San Marino.