image Shqipëria krijon njësitin special antikrim për arrestimin e personave që kërkohen nga shtetet e huaja

Rajon

Siguri/ Shqipëria krijon njësitin special antikrim për arrestimin e personave që kërkohen nga shtetet e huaja

news image

Shqipëria së fundi ka krijuar një njësi speciale e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo njësi tashmë i është bashkuar rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Aktualisht është përgatitur një listë me 50 persona që janë në kërkim.

Këtë gjë e ka konfirmuar Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm: “Shqipëria është anëtari më i ri i #ENFAST! FAST???????? shkëmbim informacioni në kohë reale 24/7, koordinim & operacione të përbashkëta me njësitë homologe.

Për personat më të kërkuar, së bashku me #ENFAST & #Europol do të ofrohen shpërblime të konsiderueshme për qytetarët që bashkëpunojnë me Policia e Shtetit”.