Kombëtarja e Shqipërisë do të tentojë të marrë tri pikë sot në ndeshjen kundër Islandës, me shpresën që t’i kthehen garës, e cila e dërgon më Euro 2020.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, në “Elbasan Arena”, transmeton Sinjali.
Islanda është në formë të mirë pasi në tri ndeshjet e fundit nuk njohu humbjen.
Shqipëria është në vendin e katër me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda renditët në vendin e tretë me 12 pikë.