Emërtimi i fëmijëve ndër vite ka pësuar ndryshime në zonat shqipfolëse.
Fëmijët shpesh herë janë pagëzuar me emra shqip, fetar dhe të huaj, kështu duke bërë një llojllojshmëri emrash.
Por, siç duket dashuria ndaj sportistëve ka bërë që disa shqiptarë t’u vënë fëmijëve të tyre emra të sportistëve që ata i përkrahin dhe pëlqejnë.
Ndër emrat më të popullarizuar viteve të fundit, në Shqipëri del të jetë Ronaldo, kjo ngaqë 1484 fëmijë mbartin këtë emër, i cili sipas statistikave të INSTAT, vetëm në Tiranë është vu 196 herë.
Frymëzim tjetër po del të jetë edhe emri i futbollistit Lionel Messi, kjo meqë 336 fëmijë kanë marrë emrin e argjentinasit.
Përveç Lionel e Ronaldo, shqiptarët kanë emëruar fëmijët e tyre edhe me emrin Ronaldinho (13 gjithsej).
Ndryshe, emrat më të përdorur viteve të fundit në Shqipëri për meshkuj janë: Noel (402), Aron (190) dhe Joel (188).