image Shqipëria i mbyll kualifikimet si lidere e grupit, i mjafton barazimi me Ishujt Faroe

Shqipëria i mbyll kualifikimet si lidere e grupit, i mjafton barazimi me Ishujt Faroe

news image

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E.

Ndeshja u mbyll baras dhe pa gola.

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Shqipëria regjistroi disa raste për të shënuar, por që nuk ia doli ta bëjë sonte.

Vlen të theksohet si para, ashtu edhe gjatë ndeshjes, tifozët e festuan në çdo moment kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Gjermani.

/GazetaSinjaliSport/