Pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia , Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën për të diskutuar këto zhvillime.
193 vendet anëtare të OKB –së, do të mblidhen të hënën pasdite me kërkesë të Ukrainës dhe Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Asamblesë së Përgjithshme Paulina Kubiak.
Burime diplomatike i than se pritet të diskutohet një rezolutë, aktualisht në përgatitje, mbi aneksimet.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të njëjtën çështje të premten e kaluar, Rusia vuri veton ndaj saj, ndërsa Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan.
Drafti i asaj rezolute, i hartuar nga Shqipëria dhe SHBA, u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave “të mos e njohin aneksimin e rremë” të katër rajoneve dhe bëri thirrje për tërheqjen “e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar” të forcave ruse nga Ukraina.
Amerikanët kishin paralajmëruar se nëse Rusia vendos veton ndaj saj, ata do të apelojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku secili vend ka një votë pa veto.
Votimi do të japë një pamje më konkrete të izolimit të Rusisë. Disa vende në zhvillim janë të pakëndshme sepse Perëndimi po e përqendron gjithë vëmendjen te Ukraina.