Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.
Shqipëria e mposhti minimalisht Hungarinë me rezultat 1-0, në Elbasan Arena.
Kuqezinjtë dominuan takimin mirëpo golin e gjetën tek në fund të ndeshjes me anë të talentit më të madh të tyre, Armando Brojën, që realizoi një supergol në minutën e 87-të.
Me këtë fitore kombëtarja kuq e zi ngritët në pozitën e dytë me 9 pikë, dy me shumë se Polonia e Hungaria.
Për në botëror tutje kualifikohen vetëm pozitat e para, por edhe pozitat e dyta më të mirat.
Selektori Reja do ëndërrojë të kualifikojë Shqipërinë për herë të parë në një kampionat të botës, ku gjasat janë reale.