Pas deklaratës së Kremlinit se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ka reaguar Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Në postimin zyrtar në Twitter, Olta Xhaçka shkruan se “Shqipëria e dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar“.
“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cenim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në postimin e Olta Xhaçkës. /GazetaSinjali/
Albania condemns Russia's recognition of the independence of the regions of Donetsk&Luhansk.A clear violation of international law,of the Minsk agreement as well as a violation of ????????’ territorial integrity and sovereignty!???????? stands united with partners and allies in support of????????
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) February 21, 2022