image Shqipëria bie për katër vende në indeksin botëror të sundimit të ligjit

Shqipëri

Shqipëria bie për katër vende në indeksin botëror të sundimit të ligjit

news image

Shqipëria ka rënë me katër vende në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit, nismë e organizatës “World Justice Project”, që organizohet prej vitit 2008.

Organizata e renditi Shqipërinë në vendin e 87, nga 140 vende në total.

Në analizë merren tetë faktorë, që nga kufizimi i pushtetit të Qeverisë, deri te drejtësia penale e civile.

Për drejtësinë penale, indeksi vëren se faktorët kryesorë pengues janë korrupsioni dhe ndikimi i politikës.

Në kriterin e korrupsionit, vendi renditet i 107 në rang global me rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Treguesi nëse zyrtarët e qeverisë dhe ata të drejtësisë përdorin zyrën dhe pushtetin për përfitime personale është më i ulët, ku Shqipëria renditet e 126-ta nga 140 vendet.

Renditje të ulët ka edhe në treguesin nëse deputetët e përdorin postin publik për përfitime private, duke u renditur e 108-ta.

Renditjen më pozitive Shqipëria e ka në kriterin e zbatimit të të drejtave themelore të njeriut dhe rendin e sigurinë.

/GazetaSinjali/