Shqipëria është duke luajtur sot testin e dytë miqësor, ku po përballet me Republikën Çeke, transmeton Sinjali Sport.
Kombëtarja e Shqipërisë e barazoi rezultatin në minutën e 42-të, përmes një supergoli të sulmuesit Sokol Cikalleshi.
1:1 – 42. Cikalleshi #czealb pic.twitter.com/JYcOk69zY6
— Ondřej Nováček (@OndrejNovacek) June 8, 2021
Skuadra çeke kaloi në epërsi në minutën e 18-të më anë të Patrick Schick.
Rezultati momental është 1-1, ku edhe ka përfunduar pjesa e parë.
Ky takim është duke u zhvilluar në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. /Gazeta Sinjali Sporti/