image Shqipëria anulon fluturimet vajtje - ardhje edhe për 4 shtete të tjera

Rajon

Rajoni/ Shqipëria anulon fluturimet vajtje – ardhje edhe për 4 shtete të tjera

news image

Në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e virusit Covid-19,  Ministria shqiptare e Infrastruktures dhe Energjisë ka anuluar të gjitha fluturimet vajtje-ardhje për në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Hungari.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ky vendim është nënshkruar nga ministrja Belinda Balluku dhe hyn në fuqi më 22 mars (nesër).

Ndërkohe transporti i mallrave me këto shtete do të vijojë normalisht.

Më herët, Shqipëria ndaloi të gjitha fluturimet drejt Italise, pasi autoritetet vendase e shpallën këtë të fundit “zonë të kuqe” për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. /Gazeta Sinjali/