image Shqipëri: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike

Shqipëri

Shqipëri: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike

news image

Dhimbje pa fund sot për familjen Kola, ku nëna dhe dy vajzat u shuan krejt papritur ndërsa u përballën me rrezikun dhe u përpoqën të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Prendusha, nënë në moshë të re dhe dy vajzat e saj, Sidorela dhe Emiliana, janë gjetur të vdekura një orë më parë në banesën e tyre.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 16:50, në qytetin Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz, raporton noa.al.

Viktimat janë Prendusha Kola, 43 vjeçe, Sidorela Kola, 19 vjeçe dhe Emiliana Kola, 16 vjeçe, raporton noa.al.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Mendohet se i pranishëm në banesë ka qenë edhe djali.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj, por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën.

/GazetaSinjali/