image Shqipëri/ Falsifikonin teste për Covid, arrestohen 10 persona mes tyre dhe 2 mjekë

Shqipëri

Shqipëri/ Falsifikonin teste për Covid, arrestohen 10 persona mes tyre dhe 2 mjekë

news image

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe 2 mjekëve, njëri prej të cilëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se të ndaluarit akuzohet se shisnin teste të falsifikuara për COVID-19.

Deri tani mësohet se në pranga kanë rënë falsifikator, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekët.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij duke pretenduar se ato ishin gabim.

Deri tani mësohet se testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 Euro./Gazeta Sinjali/