image Shqipëri: Dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë si pasojë e shiut
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Shqipëri: Dy persona të vdekur dhe mijëra hektarë tokë nën ujë si pasojë e shiut

news image

Autoritetet për Emergjenca në Shqipëri kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe se 4.356 hektarë tokë janë përmbytur në Shkodër dhe Lezhë, si pasojë e reshjeve dyditore të shiut.

Viktimat, Pjetër dhe Jason Rrushaj, babë e bir (48 dhe 18 vjeç) janë rrëmbyer nga ujërat e përroit në Shkrel të Malësisë së Madhe, në pasditen e 20 nëntorit. Trupat e tyre janë gjetur vetëm paraditen e së hënës, pas disa orë kërkimesh.

Të përmbytura vazhdojnë të jenë 539 banesa, pjesa më e madhe në Shkodër, ndërsa 24 janë në Lezhë. Për shkak të situatës së rëndë, në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë. Ata janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre.

Edhe pse zyrtarë të Emergjencave Civile kanë thënë se situata është përmirësuar, reshje të shiut mund të ketë sërish.

Sipas tyre, Lumenjtë Drin, Gjadër dhe Erzen kanë prurje të shumta dhe rrezikojnë daljen nga shtrati nëse reshjet vazhdojnë.

Aktualisht mbi 240 efektivë të forcave të armatosura janë përqendruar në dy qarqet më të prekura nga përmbytjet për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Përveç Shkodrës dhe Lezhës, përmbytje ka pasur edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, raporotn REL.

/GazetaSinjali/