Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 265 persona, duke vendosur kështu rekord të ri, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, bëhet e ditur se janë kryer 1085 testime nga të cilat 159 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Kurse, betejën me virusin e ka humbur një 75-vjeçar, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. /Gazeta Sinjali/