image Shqetësuese, njëri nga të infektuarit në Viti është postier

Kosovë

Koronavirusi/ Shqetësuese, njëri nga të infektuarit në Viti është postier

news image

Janë shënuar edhe 3 raste të reja me koronavirus nga Vitia, ka konfirmuar Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se njëri nga të infektuarit është postier, shkruan Gazeta Sinjali.

“Njëri nga këta që kanë dalë pozitiv është postier”, ka deklaruar Haliti në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se ka marrë vesh se postieri nuk ka dalë në punë 10 ditët e fundit për shkak të komplikimeve shëndetësore.

“10 ditëshin e fundit nuk ka qenë në punë sepse ka pasur probleme shëndetësore”, ka thënë Haliti. /Gazeta Sinjali/