image Shqetësuese: Dy të mitur në Kllokot kapen me kallasha në veturë, shoqërohen në Polici

Siguri

Shqetësuese: Dy të mitur në Kllokot kapen me kallasha në veturë, shoqërohen në Polici

news image

Ndër dukuritë më shqetësuese në vend mbetet posedimi i armëve të zjarrit, ku në të shumtën e rasteve janë të rinjtë ata që kapen mat nga Policia. Posedimi i armëve përveç që është e kundërligjshme është edhe e rrezikshme dhe cenon sigurinë e qytetarëve të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Me armë zjarri janë kapur edhe dy të mitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mogillë të Kllokotit.

Sinjali mëson se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një veturë, brenda së cilës ndodheshin dy të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e veturës kanë gjetur dy armë automatike AK-47, të cilat janë sekuestruar. Ndërsa dy të miturit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Armëmbajtje pa leje’.

/GazetaSinjali/