Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Gjermani mbrëmë pas mesnatës, transmeton Gazeta Sinjali.
Viktima është Florent Zhilivoda nga komuna e Mitrovicës.
Për vdekjen e 23-vjeçarit kanë shkruar edhe familjarët e tij në Facebook.
“Oo shpirtin na e kpute o Florent ..Te Allahut jemi dhe te ai do kthehemi , sot ndrroje jet nipi jone ne nje aksident ..Allahu t meshirofte e me Xhenet t shperbleft o shpirt bardhe …”, ka shkruar kushëriri i të ndjerit në Facebook.
Ndërkaq, mediat në Gjermani shkruajnë se 23-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës së tij për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me barrierën qendrore.
Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.
23-vjeçari u hodh nga makina. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.
Kurse, pasagjeri pësoi një goditje të rëndë, por ndryshe nuk ishte i lënduar. Autostrada u mbyll në drejtim të Hof për rreth gjashtë orë.