image Shpëtohet personi që tentoi të vetëvritej nga objekti i komunës në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në spital

Siguri

Shpëtohet personi që tentoi të vetëvritej nga objekti i komunës në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në spital

news image

Gazeta Sinjali të martën raportoi se një person ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga objekti i Komunës së Mitrovicës.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se personi ka hipur mbi objektin e komunës dhe prej aty ka tentuar të vetëvritet.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe Policia e Kosovës të cilët edhe e kanë bindur personin që të zbresë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi për media.

Siç ka bërë me dije komuna, pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri”.

Shpëtohet jeta e qytetarit mitrovicas që tentoi të hidhej nga objekti i komunës. Gjatë ditës së sotme një qytetar nga Mitrovica ka qëndruar mbi çatinë e objektit të komunës duke kërcënuar që do të hedhet nga objekti i ndërtesës komunale. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, të cilët falë koordinimit të saktë dhe me kohë kanë arritur që personin në fjalë ta evakuojnë dhe të shpëtojnë nga rreziku potencial. Vlen të theksohet se pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri”. Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente të sigurisë”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta Sinjali/