Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksieri kosovar pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg.
Ai fitoi rundin e parë, e humbi të dytin, ndërsa për rundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.
“Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për Paris 2024”, thuhej në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Me një fitore dhe një humbje, Bajoku përfundoi në vendin e nëntë.