Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të valvuleve në bodrumin e një hoteli në Rusi.
Bodrumi ishte përfshirë nga uji i nxehtë, derisa 3 persona të tjerë janë dërguar në spital me djegie të rënda. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hotelin Caramel në qytetin Perm të Rusisë. Derisa, nga inspektimet e autoriteteve, rezulton se hoteli nuk ka përmbushur kërkesat e sigurisë./Gazeta Sinjali/