image Shpërthimi në Spitalin Modular në Tetovë, BE shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

Evropë

Shpërthimi në Spitalin Modular në Tetovë, BE shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

news image

Pas tragjedisë që ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Modular në Tetovë, Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ata ju kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi.

“BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.

Sipas informacioneve zyrtare të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij shpërthimi. /Gazeta Sinjali/