image Shpërthimi në një hotel në Kubë, shkon në 32 numri i të vdekurve

Botë

Shpërthimi në një hotel në Kubë, shkon në 32 numri i të vdekurve

news image

Ka shkuar në 32 numri i të vdekurve pas një shpërthimi që ndodhi të premten në një hotel në Havana të Kubës.

Sipas raportimit të CNN 19 persona të tjerë janë zhdukur.

Kompania Gaviota e cila menaxhon me hotelin ka deklaruar se 11 punonjës të hotelit kanë vdekur derisa konsiderohen të zhdukur.

Si shkak i këtij shpërthimi po dyshohet të jetë një rrjedhje e gazit.

Zyra e Presidentit me anë të një deklarate bën të ditur se dyshohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një aksident.

Raportohet se në mesin e viktimave është një fëmijë dhe një grua shtatëzënë.

Presidenca njofton po ashtu se 64 persona të lënduar janë hospitalizuar për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkaq, televizioni shtetëror kubanez njofton se mund të ketë të mbijetuar nën gërmadhat e hotelit.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar disa autobusë dhe vetura në qendër të qytetit.

/GazetaSinjali/