image Shpërthimi në Kroaci: “Në fluturake ka yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse”

Rajon

Shpërthimi në Kroaci: “Në fluturake ka yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse”

news image

Një shpërthim i madh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë, por ende nuk dihet se a bëhet fjalë për një aeroplan apo dron.

Ministria e Brendshme kroate, ka konfirmuar se është gjetur një fluturake dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Në mediet kroate raportohet se, ndonëse deri më tani ka informacione jozyrtare, gjatë hetimeve është konstatuar se në pjesë të fluturakes ka yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.

Ai u shpreh se mund të jetë një dron që ka ardhur nga Ukraina.

“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/