image Shpërthimi i zjarreve në Turqi, ka të lënduar

Rajon

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, ka të lënduar

news image

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr pyjor ka shpërthyer shumë pranë zonave të populluara.

Ky zjarr është shkaktuar nga erërat e forta pranë qytetit bregdetar mesdhetar të Manavgat, duke shkatërruar shtëpitë në rrethin Kalemler.

Tre persona raportohet të jenë shtruar në spital me djegie, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton EuroNews.

Forcat turke të sigurisë kanë ndihmuar që banorët e katër lagjeve të largohen nga vatra e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe qindra punonjës të pyjeve të ndihmuar nga helikopterët, po punojnë gjithashtu për të shuar flakët./Gazeta Sinjali/