image Shpërthimi i virusit mund t'u kushtojë linjave ajrore humbje deri në 113 miliardë dollarë

Botë

Botë/ Shpërthimi i virusit mund t’u kushtojë linjave ajrore humbje deri në 113 miliardë dollarë

news image

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA thotë se shpërthimi i virusit që ka filluar në Kinë mund t’i kushtojë linjave ajrore humbje deri në 113 miliardë dollarë.

Përfaqësuesit e grupit të industrisë ajrore thanë të enjten pas një takimi pune në Singapor se industria ka nevojë urgjente për ndihmë nga qeveritë për të hequr dorë nga disa kërkesa, taksat dhe tarifat për të lehtësuar barrën për transportuesit që po përballen me humbje parash.

“Industria mbetet shumë e brishtë,” u tha gazetarëve Brian Pearce, shefi ekonomist i IATA, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ka shumë linja ajrore që kanë fitim relativisht të ngushtë dhe shumë borxhe, kjo mund t’i dërgojë në një situatë shumë të vështirë”, tha Pearce.

Linja ajrore rajonale britanike”Flybe” ka ndaluar fluturimet që nga e enjtja, pasi u godit nga problemet financiare që iu ka shkaktuar koronavirusi.

Vlerësimi i IATA pasqyron një skenar që përfshin një humbje prej 19% në të ardhurat e pasagjerëve në të gjithë botën me përhapje të gjerë të virusit në tregjet që tani kanë 10 ose më shumë raste të konfirmuara me koronavirus.

Zyrtarët e IATA thanë që konsensusi i ekspertëve mjekësorë ishte që udhëtimi ajror të mbetet relativisht i sigurt dhe se nuk ka raste të njohura të pasagjerëve që përhapin virusin ndërsa ishin në aeroplan./Gazeta Sinjali/