image Shpërthimi i spitalit në Gaza me 500 të vdekur, Sunak: Raketa nuk u lëshua nga Izraeli

Botë

Shpërthimi i spitalit në Gaza me 500 të vdekur, Sunak: Raketa nuk u lëshua nga Izraeli

news image

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë raportuar se sipas hetimeve të bëra, ata kanë arritur në përfundimin se raketa e hedhur në spitalin e al-Ahki në Gaza u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga një grup militantë palestinez, dhe jo nga një sulm ajror Izraelit, u shpreh Rishi Sunak para deputetëve.

Sunak e përdori këtë vlerësim për të kritikuar disa media që fillimisht raportuan se shpërthimi dukej se ishte shkaktuar nga Izraeli.

Gjithashtu në deklaratë, Sunak theksoi nevojën për një zgjidhje me dy shtete, duke thënë se kjo ishte “thelbësore” për paqen e qëndrueshme. Ai tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 20 milionë paund për ndihmë për Gazën.

/GazetaSinjali/