Janë raportuar shpërthime të forta në Kiev.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Podilskyi.
“Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në disa shtëpi dhe në një nga qendrat tregtare. Ekipet e shpëtimit, mjekët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, ka shkruar ai në Facebook.