image Shpërthim rekord i gripit të shpendëve, ngordhin 50 milionë zogj në SHBA

Botë

Shpërthim rekord i gripit të shpendëve, ngordhin 50 milionë zogj në SHBA

news image

Mbi 50 milionë zogj kanë ngordhur pas një shpërthimi rekord të gripit të shpendëve në Shtetet e Bashkuara, sipas Departamentit të Bujqësisë (USDA).

Totali i 50.54 milionë zogjve të këtij viti, duke përfshirë pulat dhe gjelat, ka tejkaluar nivelin më të lartë të 2015-ës.

Ndërsa rreziku për njerëzit është i ulët, autoritetet kanë paralajmëruar se duhet të merren masa sigurie për shpendët.

Sëmundja përhapet nga zogjtë e egër të cilët e transmetojnë virusin përmes puplave, feçeve dhe kontaktit të drejtpërdrejtë, shkruan BBC.

Në një njoftim të 3 nëntorit në lidhje me shpërthimin e vazhdueshëm, Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) tha se ndërsa rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët, ajo po këshillon amerikanët të marrin “masa parandaluese”, të tilla si shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e egër dhe shmangia e kontaktit të pambrojtur me shpendët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes te njerëzit, kafshët shtëpiake, zogjtë dhe kafshët e tjera.

Ndërsa rastet e infeksioneve njerëzore janë të rralla, faqja e internetit e CDC-së paralajmëron se virusi mund të përhapet kur ajri nëse futet në sytë, hundën ose gojën e një personi ose thithet.

/GazetaSinjali/