image Shpërthim në rrugën Prishtinë-Ferizaj, arrestohet një person

Siguri

Shpërthim në rrugën Prishtinë-Ferizaj, arrestohet një person

news image

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në parkingun e një lokali, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, të cilit ia ka konfiskuar veturën me të cilin ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e veturës me të cilën ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, i cili është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit. /Gazeta Sinjali/