Në objektin e KEDS-it në Prishtinë pak më parë ka ndodhur një shpërthim, ku ka mbetur i lënduar një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Ka ndodhur një shpërthim gjatë operimeve. Një punëtor është lënduar gjatë inspektimit. Është njoftuar policia dhe ndihma e shpejtë. Punëtori është jashtë rrezikut për jetë nga të dhënat që i kemi marrë nga spitali”, ka thënë Buzhala.