image Alarmoi për "shpërthim në lumin Ibër", Policia e gjen të dehur punëtorin e kompanisë Sigma

Siguri

Alarmoi për “shpërthim në lumin Ibër”, Policia e gjen të dehur punëtorin e kompanisë Sigma

news image

Policia e Kosovës dje ka pranuar një denoncim për një shpërthim në rrugën Kollashinaska të Mitrovicës së Veriut. Por ngjarja nuk doli të jetë ashtu siç u raportua nga ankuesi, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, denoncuesi i këtij “shpërthimi” ishte një punëtor sigurimi i kompanisë Sigma, e cila është duke zhvilluar punime për një projekt afër lumit Ibër.

I njëjti kishte deklaruar se ka dëgjuar se ka ndodhur një shpërthim në lumin Ibër. Posa e kanë marrë informacionin, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë vërejtur të ketë ndodhur diçka.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia kontrolloi makineritë që gjenden në atë pjesë, por nuk gjetën ndonjë shenjë dëmtimi apo gjurme që mund të jetë shkaktuar nga “shpërthimi”.

Pasi denoncuesi u dërgua në stacion policor, burimet e Sinjalit thonë se i njëjti ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka intervistuar edhe disa banorë të asaj pjesë, po të gjithë e kanë mohuar të kenë dëgjuar diçka të dyshimtë, ashtu siç kishte deklaruar punëtori i kompanisë Sigma.

/GazetaSinjali/