Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë, pas një shpërthimi në Gjermani.
Rreth 150 njerëz ishin të pranishëm në një festival të ushqimit, kur një tigan i madh shpërtheu.
Sipas Deutsche Welles, një grua ka vdekur nga djegia e shkaktuar, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda, transmeton Sinjali.
Policia është duke hetuar incidentin dhe shkaqet e këtij shpërthimi ende nuk dihen.
Dyshimet e para mbi këtë incident janë se ka pasur rrjedhje të gazit.
Personat që kanë marrë djegie të rënda janë transportuar me helikopter për në qytetet tjera si: Dortmund, Colgone dhe Bochum./Sinjali/