Një shpërthim të enjten në një fabrikë armësh në një qytet të vogël jugor në Rumani shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosi katër të tjerë.
Shpërthimi i pasdites ndodhi në qytetin Babeni, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti, Bukureshti.
Bëhet e ditur se viktimat ishin tre burra dhe një grua. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve.
Agjencia e shtypit tha se prokurorët kanë hapur një çështje penale dhe një ekip specialistësh të zbatimit të ligjit janë dërguar për hetime në vendin e shpërthimit.
Sipas web-faqes së kompanisë, Energotech Group, fabrika është një furnizues i certifikuar për ministrinë rumune të Mbrojtjes dhe NATO-n.
Në vitin 2019, një shpërthim aksidental në të njëjtën fabrikë në Babeni shkaktoi vdekjen e një 22-vjeçar./GazetaSinjali/