image Shpërthim me tritol në Vlorë, i vihet lëndë eksplozive makinës luksoze

Shqipëri

Shpërthim me tritol në Vlorë, i vihet lëndë eksplozive makinës luksoze

news image

Me 200 gram tritol ka shpërthyer makina luksoze e menaxherit të një kazinoje në Vlorë. Audi A6 në pronësi të Ermal Kasës. Ngjarja u shënua rreth orës 02:55 të së hënës në lagjen ‘Pavarësia’.

Automjeti luksoz ishte i parkuar përpara pallatit ku banonte 31-vjeçari, ndërsa nga  shpërthimi i fuqishëm janë tronditur banorët e zonës. Policia tha se Ermal Kasa është nga Elbasani por jeton e punon prej disa muajsh në Vlorë. Kasa është menaxher i kazinosë pranë resorit të njohur “Marina bay” në zonën e Ujit të Ftohtë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë mësohet se eksplozivin në automjetin “Audi” A6 e kanë vendosur 2 persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia, raporton Shqiptarja.com.

Automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale, ndërsa në dëshminë paraprake Kasa ka thënë se nuk ka konflikte personale. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të detyrës së 31-vjeçarit Kasa, si menaxher në kazinonë e kompleksit luksoz “Marina bay”.

/GazetaSinjali/