image Shpërthim i madh në një fabrikë pranë Moskës, të paktën 45 persona të lënduar

Botë

Shpërthim i madh në një fabrikë pranë Moskës, të paktën 45 persona të lënduar

news image

Reuters raporton se të paktën 45 persona janë plagosur në një shpërthim pranë Moskës, nga shifra e mëparshme prej të paktën 30 personave.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën optiko-mekanike Zagorsk në Sergiyev Posad, afër Moskës. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass pretendon se sipas shërbimeve të urgjencës shpërthimi ka ndodhur “në zonën e dhomës së bojlerit”.

Megjithatë ka spekulime të rëndësishme, duke përfshirë edhe nga këshilltari politik ukrainas Anton Gerashchenko, se fotografitë dhe filmi që janë shfaqur nga shpërthimi nuk përputhen me shpjegimin zyrtar se mjetet piroteknike kanë marrë flakë.

/GazetaSinjali/