image Shpërthen zjarri në një shtëpi në Viti

Siguri

Shpërthen zjarri në një shtëpi në Viti

news image

Në një shtëpi në Viti sot rreth orës 13:24 ka shpërthyer një zjarr, shkruan Gazeta Sinjali.

Komandanti i zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Ai tha se zjarri është shkaktuar nga ventili i bombolës së gazit, i cili kishte dalë nga kontrolli.

“Nuk ka shpërthyer bombola, ka dalë prej kontrollit, por kemi qenë në vend të ngjarjes. Nuk ka pasoja as në njerëz as dëme materiale. Domethënë ,ventili ka dalë, ajo zorra dhe ka shpërthy flaka pa kontroll, por bombola nuk ka shpërthyer. Vetëm një batanije është djegur, shtëpia ka qenë afër zjarrfikësve dhe nuk ka dëme materiale, kurse pronari vetë ka intervenuar dhe ne kemi shkuar shumë shpejt dhe nuk ka shumë pasoja, vetëm se janë stresuar njerëzit kur ka dalë flaka pa kontroll”, tha ai.

Po ashtu, Jakupi shtoi se lajmërimin e këtij zjarri e ka bërë një vajzë, e cila ka vrapuar për te selia e zjarrfikësve, pasi që nuk e kishte pasur numrin kontaktues të tyre.

“Lajmërimin e ka bërë një vajzë, ka ardhur duke vrapuar, jo me telefon sepse nuk e ka ditur numrin e zjarrfikësve. Për fat të mirë nuk ka dëme, ka mundur të jetë situata shumë keq por fati ka dashtë që është kryer mirë”, përfundoi komandanti i Zjarrfikësve në Viti./Gazeta Sinjali/