Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15, në qendër të qytetit të Mitrovicës, te vendi i quajtur “te Bunari”, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga drejtoria e policisë në Mitrovicë.
Prekazi bëri të ditur se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë e gazit.
“Incidenti ka ndodhur sot, rreth orës 06:15. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt. Nuk ka dëme, nuk ka të lënduar dhe as nuk është iniciuar si rast. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit”, tha ai./Gazeta Sinjali/