image Shpërthen zjarri në Mitrovicë, dyshohet se është djegur një objekt në ish-kampin e danezëve

Kosovë

Shpërthen zjarri në Mitrovicë, dyshohet se është djegur një objekt në ish-kampin e danezëve

news image

Një zjarr i madh ka përfshi fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë thënë se, njëri nga objektet që gjendet në rrugën që njihet si tek “Kampi Danez”, dyshohet të ketë marrë flakë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar policinë për ta konfirmuar rastin, por të njëjtit kanë thënë se deri më tani nuk është inicuar asnjë rast për këtë ngjarje.

“Nuk ka rast të inicuar për zjarrë“, kanë thënë nga policia./Gazeta Sinjali/