Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka shpërthyer zjarri në izolatorin e transformatorit në bllokun 3 në TEC Manastir, por nuk raportohet për të lënduar.
“Ka rënë zjarr në bllokun 3 në TEC Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat aktualisht punonte uzina (bllok 1 dhe 3). Zjarri ka rënë në orën 22:50, në izolatorin e transformatorit të bllokut, jashtë termocentralit. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar shpejt”, thuhet në njoftimin e Elektranave të Maqedonisë.
Për shkak të zjarrit dhe procedurave të vendosura të sigurisë, i gjithë TEC Manastir është jashtë procesit të prodhimit dhe nuk prodhon energji elektrike, shkruan Telma.
TEC Manastir siguron rreth 70 për qind të nevojave për energji të qytetarëve dhe amvisërive në vend.
Hetimet për të zbuluar nëse shkaku ndonjë defekt apo faktor njerëzor, po vazhdojnë.
Pamje e zjarrit në TEC të Manastirit mund t’i shihni KËTU. /GazetaSinjali/