image Shpërthen vullkani më i madh aktiv në Evropë (VIDEO)

Evropë

Shpërthen vullkani më i madh aktiv në Evropë (VIDEO)

news image

Etna, vullkani më i madh aktiv në Evropë, ka shpërthyer në orët e para të së hënës, duke ngritur llavë zjarri në qiellin e errët të zonës përreth.

Ky aktivitet u shua në orët e fundit të mëngjesit, të ditës së sotme dhe nuk është raportuar për ndonjë telash që mund të ketë shkaktuar shpërthimi i lokalizuar i Etnas në fshatrat përreth, por as në funksionimin e aeroportit të afërt të Katanias.

Është raportuar gjithashtu për një interesim të madh të njerëzve për ta parë dhe dokumentuar me foto e video këtë ngjarje.

Etna është vullkani më i madh aktiv në Itali dhe Evropë. Dy tjerat janë ai i Strombolit, që ndodhet në qytetin sicilian me të njëjtin emër dhe i Vezuvit, afër Napolit, që për herë të fundit shpërtheu më 1944. /GazetaSinjali/