image Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë

Evropë

Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë

news image

Në natën e të hënës dhe të martës qielli në Sicili të Italisë u ndriqua pasi që shpërtheu njëri nga vullkanet më të fuqishme, “Etna”, transmeton Gazeta Sinjali.

Llava e vullkanit shpërtheu në dy anët e kraterit të vullkanit kurse hiri i saj mbuloi një pjesë të madhe të kësaj zone. Por, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike.

Vullkani “Etna” me lartësi 3 mijë e 330 metra është më aktivi në Evropë, me disa shpërthime gjatë vitit./Gazeta Sinjali/