image Shpërthen trajneri i Kosovës pas ndeshjes: Kam pritur më ndryshe

Futboll

Sport/ Shpërthen trajneri i Kosovës pas ndeshjes: Kam pritur më ndryshe

news image

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili nuk ishte shumë i kënaqur me rezultatin e takimit,

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo, kundërshtari kur mbrohet, nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo është ajo që arritëm. E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse ne do ta mbanim topin dhe do të sulmonim, por ajo që mungoi ishte konkretizimi”, ishin fjalët e Challandes për Supersport Kosova.

Ky ishte një test i mirë për futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes, para ndeshjes shumë të rëndësishme, të cilën e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.