image Shpërthen Smajl Latifi pasi u ftua nga Gjykata Speciale

Politikë

Reagim/ Shpërthen Smajl Latifi pasi u ftua nga Gjykata Speciale

news image

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas pranimit të sotëm të ftesës për tu paraqitur para Gjykatës Speciale, përmes profilit të tij në facebook ka publikuar foto nga masakrat serbe të kryera në Kosovë përderisa ka shprehur zhgënimin e tij për mos dënimin e kriminelëve serbë.

Ai ka thënë se populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar përndjekje e masakra për më shumë se një shekull nga shteti serb ndërsa lufta e fundit (1998-99) ishte edhe një dëshmi për botën e civilizuar për egërsinë e shtetit të Serbisë.

Latifi shkruan se përkundër se hetuesit ndërkombëtarë i kanë parë dhe identifikuar të gjitha këto krime nuk është ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese kundër atyre që urdhëruan dhe i bënë këto krime.

“Drejtësia selektive dhe e vonuar nuk është drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare me apo pa dashje, u bë një me krimin dhe kriminelët. Duke fshehur provat dhe duke frikësuar dëshmitarët, arritën që të detyrojnë të heshtin dëshmitarët okular”, ka shkruar Latifi

Ai ka shtuar se nuk ka turp më të madh për drejtësinë, që nuk iu dukën fakte e dëshmi të mjaftueshme që të akuzohen e gjykohen komandantët e njësitë kriminale serbe që i urdhëruan dhe i udhëhoqën e i kryen këto ekspedita ndëshkuese. Kreu i komunës ka shtuar se UÇK- ja bëri luftë për liri dhe për ta mbrojtur popullin e vet. / Gazeta Sinjali/