Cristiano Ronaldo ndihet i tradhtuar po ashtu një pjesë e mirë e kapitenëve dhe trajnerëve të cilët akuzojnë se vota tyre është falsifikuar. Fitues u shpall Leo Messi, në një kohë kur Van Dijk ishte favorit absolut. Mediat filluan të flasin për një komplot kundër Ronaldos i cili për herë të dytë radhazi shpërfilli këtë ceremoni të organizuar nga qeveria e futbollit botëror.
Pas zërave mediatik kanë filluar të reagojnë edhe vetë ata që votuan të cilët shprehin habi dhe akuzojnë teksa pas zbardhës së votave shohin që përzgjedhja e tyre është transformuar. Një rast i tillë është edhe ai i kapitenit të Nikaraguas, Juan Barrera.
“Nuk kam votuar për “FIFA The Best 2019”, çdo informacion mbi votën time është fals. Nuk kam votuar Messin, u habita kur pashë votën time. FIFA këmbëngul se më ka dërguar një link ku duhet të votoja, në realitet ai link nuk më erdhi kurrë, si rrjedhojë as nuk votova”, u shpreh kapiteni i Nikaraguas.
Edhe trajneri i Sudan, Zdravko Logarusic konfirmon me anë të një postimi në rrjetet sociale se vota e tij është transformuar. Me anë të një statusi tekniku kroat ka vendosur sipas radhës të preferuarit e tij: Salah, Mane dhe Mbappe. Në votat e publikuara nga FIFA duket se trajneri i Sudanit ka votuar për Messi, Van Dijk dhe Mane.
Më i rëndë është edhe reagimi i Federatës Egjiptiane e cila i kërkon FIFA një shpjegim se ku ka përfunduar vota e tyre për Momo Salah, thjeshtë është zhdukur.